Solares ka sjellë një teknologji moderne në tregun shqiptar dhe ofron garanci disavjeçare të investimeve kryer me panele diellore fotovoltaike. Kompania sapo ka arritur të përfundojë dy projektet e para dhe është në vazhdimin e fazën përmbyllëse për disa projekte të tjera në Shqipëri.

Kompania Solar Energy Solutions me krenari njofton se ka ndërtuar projektin më të madh privat në Shqipëri me panele diellore fotovoltaike. Projekti është ndërtuar për llogari të kompanisë SegoPlast Sh.p.k me vendodhje në qytetin e Elbasanit, në ish- Kombinatin Metalurgjik.

Madhësia e projektit është 100 KW, e shtrirë në një hapësirë prej 1200 metrash katrorë. Në këtë projekt janë përdorur 364 copë panele 280 W. Një investim afatgjatë dhe me shumë përfitime për kompaninë SegoPlast Sh.p.k

Duke qenë se kompania Solar Energy Solutions ofron zgjidhje afatgjata dhe garanci investimi disavjeçare, ka tërhequr vëmendjen e një tjetër kompania, kësaj rradhe në një industri tjetës. Projekti është ndërtuar për llogari të kompanisë Megapharma Sh.p.k me vendodhje në qytetin e Tiranës,  pranë  qendrë tregtare “Tirana East Gate”.

Madhësia e projektit është 30 KW, e shtrirë në një hapësirë prej 300 metrash katrorë. Në këtë projekt janë përdorur 112 copë panele 275 W.

Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore. Duke filluar nga njerëzit e thjeshtë deri tek kompanitë e mëdha u mundësojmë të jenë pjesë e zhvillimeve teknologjike dhe shfrytëzimit të potencialeve të prodhimit të energjisë diellore.

 

Sistemet Off-Grid mundësojnë energji edhe atje ku është më pak e mundur. Solares kombinon performancën e lartë me teknologjinë për prodhimin e ener

Sistemet BISOL Off-Grid ofrojnë energji elektrike në zonat e largëta pa qasje në rrjetin elektrik ose shërbejnë si rezervë për burimet ekzistuese të energjisë në zonat ku rrjeti i energjisë elektrike nuk është i mundshëM ose ndodh që të ketë ndërprerje të shpeshta. Solares sjell produkte dhe sisteme me cilësi të lartë që sigurojnë autonomi, jetëgjatësi, pa probleme për mirëmbajtje dhe kosto më të ulët të energjisë elektrike

Sistemet e energjisë diellore jashtë rrjetit ose sistemet Off- Grid janë më shpesh të përdorura për të fuqizuar pajisjet të ndryshme në ambjente të ndryshme si, kabina, pajisje në fermë, sistemet e telekomunikacionit, semaforët ose edhe ndriçimin publik

Më poshtë po ju rendisim disa nga asryet kryesore se pse duhet të instalojmë  sistemet Off-Grid

  • Furnizim i besueshëm me energji elektrike
  • Burimi kryesor ose rezervë i energjisë
  • Pavarësia nga rrjeti elektrik
  • Mund të përdoret kudo dhe pa pengesa
  • Aktivizon kursimin e karburantit kur lidhet me një gjenerator ekzistues të energjisë elektrike

Përdorni çdo sipërfaqe tuajën, edhe në natyrë, për të gjeneruar energji për nevojat e biznesit . Solares ju ofron zgjidhje me cilësi dhe rendiment të lartë. Investimet në efiçiencë të energjisë nëpërmjet paneleve fotovoltaike kanë kthim shumë të shpejtë, prandaj po vërehet rritje e investimeve të tilla nga bizneset dhe ekonomitë familjare. Kjo për faktin e shtrenjtimit të vazhdueshëm të tarifave të energjisë elektrike. Gjithashtu edhe interesi i bizneseve për të gjetur mënyra alternative të prodhimit të energjisë nevojshme për të mbuluar proceset e veprimtarisë së biznesit.

Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset, të vegjël, të mesëm apo të mëdhenj,  t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore. Solares sjell në Shqipëri produktet e Grupit BISOL, të cilat ofrojnë një performancë superiore ndaj konkurerencës, duke prodhuar deri në 24% më shumë energji elektrike. Kjo i vjen në ndihmë çdo drejtuesi biznesi që të reduktojë ndjeshëm investimin fillestar. Gjithashtu duke marrë parasysh shkallën e ulët të degradimit që rezulton në një jetëgjatësi më të gjatë, panelet fotovoltaikë që ofrojmë ju mundëson të kurseni akoma më shumë. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional  pjesë e kompanisë janë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre. Ofrojmë asistencë të plotë që nga projektimi deri në vënien në efikasitet të plotë, duke iu përshtatur modelit të biznesit.

 

  • Panelet fotovoltaike janë burim energjie ekologjike
  • Ulni kostot tuaja afatgjatë të energjisë elektrike
  • Produkte të çertifikuara ndërkombëtarisht
  • Investim afatgjatë dhe kosto mirëmbajtje të ulët
  • Asistencë që nga projektimi deri në vënien në funksion
  • Produktet estetike dhe me performancë të lartë
  • Ulja e kostove rrit mundësinë e investimit në fusha tjera
  • Rrit potencialin dhe konkurrueshmërinë e biznesit

 

Dielli është burimi i çdo gjëje që rritet dhe zhvillohet në tokë. Energjia diellore është energji e pastër, e sigurtë dhe e pashtershme. Kompania Solares u themelua në vitin 2017 me seli në kryeqytetin e Shqipërisë,  Tiranë dhe me shtrirje të shërbimeve dhe produkteve të saj në të gjithë vendin. Solares vjen me eskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group.

Me besimin se energjia diellore është e ardhmja, Solares ofron mundësinë e investimit për brezat e ardhshëm. Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore. Duke filluar nga njerëzit e thjeshtë deri tek kompanitë e mëdha u mundësojmë të jenë pjesë e zhvillimeve teknologjike dhe shfrytëzimit të potencialeve të prodhimit të energjisë diellore.Vizioni ynë është të krijojmë një mjedis të gjelbër dhe pavarësinë e ardhshme të prodhimit të energjisë  duke investuar në teknologji, zhvillimin e produkteve vizionare dhe rritjen e kthimit në kohë nga investimet fotovoltaike.Në të gjithë Europën, por edhe më gjërë, partnerët tanë, BISOL Group, janë duker përmirësuar vazhdimisht raportin kosto- efektivitet të energjisë së rinovueshme diellore.

Produktet eskluzive mbajnë emrin e markës BISOL, që diferencohen për nga cilësia e padiskutueshme, besueshmëria, garancia dhe nga inovacionet teknologjike. Falë kostove dhe rendimentit të produkteve, energjia e gjelbër është bërë më tërheqëse se kurrë më parë. Ne Solares, kemi filluar t`a bëjmë me tregun shqiptar, për t`u mundësuar çdo individi që në çatinë apo kopështin e tij t`a shfrytëzojë për të prodhuar energji dhe të investojë në periudha afatgjata. Gjithashtu për t`i mundësuar çdo biznesi, i vogël apo i madh, të rrisë potencialin e biznesit tij dhe mbi të gjitha të mos dëmtojë mjedisin. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional ne kemi pjesë të kompanisë tonë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre.