final-logo-solares albania

Njihuni me profilin e kompanisë BISOL, produktet e së cilës vijnë nën eksluzivitetin e Solares

Njihuni me profilin e kompanisë BISOL, produktet e së cilës vijnë nën eksluzivitetin e Solares

BISOL Group është një prodhues evropian i moduleve fotovoltaike premium duke ofruar një gamë të gjërë zgjidhjeve solare në dispozicion në më shumë se 55 vende të botës. Në BISOL Group, ekspertët kryesorë në botë janë duke rritur standardet e industrisë dhe duke implementuar zgjidhje inovatore.

Vizioni i BISOL Group është të krijojë një mjedis më të gjelbër dhe pavarësinë e ardhshme të energjisë duke investuar vazhdimisht në teknologji, duke zhvilluar produkte vizionare dhe duke rritur efikasitetin e  investimeve fotovoltaike.

Marka BISOL qëndron për cilësi dhe besueshmëri të padiskutueshme, shërbime të orientuara drejt klientit dhe një përpjekje e vazhdueshme për të sjellë risi teknologjike. Përdoren materialet më të mira për t’ju dhënë produkte të cilësisë së lartë, duke garantuar fitimin.BISOL Group i jep vëmendje të madhe plotësimit me rigorozitet të standardeve ndërkombëtare në çdo zyrë përfaqësuese në Belgjikë, Francë, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe së fundmi edhe me eskluzivitetin e Solares në Shqipëri. Zgjidhjet diellore të zhvilluara dhe të prodhuara nga BISOL Group janë rezultat i përpjekjeve intensive të kërkimit dhe zhvillimit të bërë nga personeli i kualifikuar dhe i aftësuar plotësisht nga ana profesionale.

Për BISOL Group cilësia vjen e para dhe të gjitha mospërputhjet  trajtohen menjëherë. Modulet PV të cilësisë  premium prodhohen në përputhje me standardet më të larta të cilësisë brenda industrisë. Komponentët dhe materialet e përdorura në prodhim, kanë origjinën nga furnizues të mirëfilltë dhe janë para-certifikuar, testuar dhe përmbushin standardet më të larta të cilësisë. Bazuar në kriteret strikte të kontrollit të cilësisë në çdo hap të procesit të prodhimit, modulet BISOL ofrojnë performancë të lartë  dhe jetëgjatësi të madhe.

Mbi të gjitha BISOL Group vendos përgjegjësinë ndaj komuniteteve duke u përpjekur të ndihmojë punonjësit dhe komunitetet ku punojnë. Përmes viteve është punuar shumë për të krijuar vende pune, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e energjisë së rinovueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e industrisë fotovoltaike. Pasioni për edukimin e gjeneratave më të reja është shpresa për të ardhmen.