slajder ke profili brenda
slajder ke profili brenda nr 2

RRETH NESH

Dielli është burimi i çdo gjëje që rritet dhe zhvillohet në tokë. Energjia diellore është energji e pastër, e sigurtë dhe e pashtershme. Kompania Solares u themelua në vitin 2017 me seli në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe me shtrirje të shërbimeve dhe produkteve të saj në të gjithë vendin. Solares vjen me eskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group. Me besimin se energjia dillore është e ardhmja Solares ofron mundësinë e investimit për brezat e ardhshëm. Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore. Duke filluar nga njerëzit e thjeshtë deri tek kompanitë e mëdha u mundësojmë të jenë pjesë e zhvillimeve teknologjike dhe shfrytëzimit të potencialeve të prodhimit të energjisë diellore. Vizioni ynë është të krijojmë një mjedis të gjelbër dhe pavarësinë e ardhshme të prodhimit të energjisë duke investuar në teknologji, zhvillimin e produkteve vizionare dhe rritjen e kthimit në kohë nga investimet fotovoltaike.

PARTNERËT TUAJ

Në të gjithë Europën, por edhe më gjërë, partnerët tanë, BISOL Group, janë duker përmirësuar vazhdimisht raportin kosto- efektivitet të energjisë së rinovueshme diellore. Produktet eskluzive mbajnë emrin e markës BISOL, që diferencohen për nga cilësia e padiskutueshme, besueshmëria, garancia dhe nga inovacionet teknologjike. Falë kostove dhe rendimentit të produkteve, energjia e gjelbër është bërë më tërheqëse se kurrë më parë. Ne Solares, kemi filluar t`a bëjmë me tregun shqiptar, për t`u mundësuar çdo individi që në çatinë apo kopështin e tij t`a shfrytëzojë për të prodhuar energji dhe të investojë në periudha afatgjata. Gjithashtu për t`i mundësuar çdo biznesi, i vogël apo i madh, të rrisë potencialin e biznesit tij dhe mbi të gjitha të mos dëmtojë mjedisin. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional ne kemi pjesë të kompanisë tonë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre.

Jeni duke parë mundësinë e investimit në panele fotovoltaike për konsum familjar apo biznesin tuaj?