PANELET FOTOVOLTAIKE INDUSTRIALE

Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset, të vegjël, mesëm apo mëdhenj, t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore.

Investimet në efiçiencë të energjisë nëpërmjet paneleve fotovoltaike kanë kthim shumë të shpejtë, prandaj po vërehet rritje e investimeve të tilla nga bizneset dhe ekonomitë familjare. Kjo për faktin e shtrenjtimit të vazhdueshëm të tarifave të energjisë elektrike. Gjithashtu edhe interesi i bizneseve për të gjetur mënyra alternative të prodhimit të energjisë nevojshme për të mbuluar proceset e veprimtarisë së biznesit.

Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset, të vegjël, mesëm apo mëdhenj, t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore. Solares sjell në Shqipëri produktet e Grupit BISOL, të cilat ofrojnë një performancë superiore ndaj konkurerencës, duke prodhuar deri në 24% më shumë energji elektrike. Kjo i vjen në ndihmë çdo drejtuesi biznesi që të reduktojë ndjeshëm investimin fillestar.

Gjithashtu duke marrë parasysh shkallën e ulët të degradimit që rezulton në një jetëgjatësi më të gjatë, panelet fotovoltaikë që ofrojmë ju mundëson të kurseni akoma më shumë. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional pjesë e kompanisë janë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre. Ofrojmë asistencë të plotë që nga projektimi deri në vënien në efikasitet të plotë, duke iu përshtatur modelit të biznesit.

 

Pse bizneset duhet të investojnë në sistemet fotovoltaike?

Investimi në prodhimin e energjisë diellore panelet fotovoltaikë ju mundëson të kurseni dhe ulni ndjeshëm koston e energjisë elektrike

Panelet fotovoltaike janë burim energjie ekologjike
Ulin kostot
tuaja afatgjatë të energjisë
elektrike
Investim
afatgjatë me kosto mirëmbajtje të ulët
Ulja e kostove
të energjisë rrit
mundësinë e investimeve tjera
Rrit
potencialin dhe konkurrueshmërinë e biznesit
Produkte
estetike dhe me performancë të lartë
Produkte të çertifikuara ndërkombëtarisht
Made in EU