Solares është pjesëmarrëse në KEY – The Energy Transition Expo

Solares është pjesëmarrëse në KEY – The Energy Transition Expo

Solares është pjesëmarrëse në KEY – The Energy Transition Expo, një event i madh biznesi B2B europian, i dedikuar tranzicionit energjetik, që zhvillohet në Rimini, Itali. Ky panair mbledh profesionistë, kompani dhe inovatorë nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në energjinë e rinovueshme, teknologjitë fotovoltaike dhe zgjidhjet për një të ardhme më të qëndrueshme. Për ne, kjo është një mundësi e rëndësishme për të ndjekur nga afër inovacionet e sektorit dhe për të forcuar bashkëpunimet në industrinë e energjisë së pastër.