PANELET FOTOVOLTAIKE INDUSTRIALE
Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset.
Të vegjël, mesëm apo mëdhenj, t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore.
Panelet fotovoltaike janë burim energjie ekologjike
Ulin kostot tuaja afatgjatë të energjisë elektrike
Ulja e kostove të energjisë rrit mundësinë e investimeve tjera
Rrit potencialin dhe konkurrueshmërinë e biznesit
Produkte estetike dhe me performancë të lartë
Produkte të çertifikuara ndërkombëtarisht Made in EU
Investimet në efiçiencë të energjisë nëpërmjet paneleve fotovoltaike kanë kthim shumë të shpejtë, prandaj po vërehet rritje e investimeve të tilla nga bizneset dhe ekonomitë familjare. Kjo për faktin e shtrenjtimit të vazhdueshëm të tarifave të energjisë elektrike. Gjithashtu edhe interesi i bizneseve për të gjetur mënyra alternative të prodhimit të energjisë nevojshme për të mbuluar proceset e veprimtarisë së biznesit.
Rritja e vazhdueshme kostove të bizneseve, sidomos energjia elektrike, ka nxitur bizneset, të vegjël, mesëm apo mëdhenj, t’i shohin me prioritet investimet në prodhimin e energjisë alternative diellore. Solares sjell në Shqipëri produktet e Grupit BISOL, të cilat ofrojnë një performancë superiore ndaj konkurerencës, duke prodhuar deri në 24% më shumë energji elektrike. Kjo i vjen në ndihmë çdo drejtuesi biznesi që të reduktojë ndjeshëm investimin fillestar.
Gjithashtu duke marrë parasysh shkallën e ulët të degradimit që rezulton në një jetëgjatësi më të gjatë, panelet fotovoltaikë që ofrojmë ju mundëson të kurseni akoma më shumë. Për të mundësuar shërbim inovativ dhe profesional pjesë e kompanisë janë inxhinierë dhe specialistë të aftë për të ofruar zgjidhje bizneseve përshtatur me nevojat specifike të tyre. Ofrojmë asistencë të plotë që nga projektimi deri në vënien në efikasitet të plotë, duke iu përshtatur modelit të biznesit.
Pse bizneset duhet të investojnë në sistemet fotovoltaike?
Investimi në prodhimin e energjisë diellore panelet fotovoltaikë ju mundëson
të kurseni dhe ulni ndjeshëm koston e energjisë elektrike