final-logo-solares albania

REZIDENCIALE

PANELET FOTOVOLTAIKE REZIDENCIALE

Gjithkush mund të bëhet një prodhues i energjisë së rinovueshme diellore.

Solares ju mundëson të prodhoni energji direkt nga çdo hapësirë e shtëpisë tuaj.

Panelet fotovoltaike janë burim energjie ekologjike

Ulni kostot tuaja afatgjatë të energjisë elektrike

Ulni konsumin nga rrjeti dhe gjeneroni të ardhura

Investim afatgjatë dhe kosto mirëmbajtje të ulët

Kontribuoni në reduktimin e emetimeve të CO2

Sistemet fotovoltaike rritin vlerën e pronës tuaj

PANELET FOTOVOLTAIKE REZIDENCIALE

Teknologjia fotovoltaike është term i përdorur për të përshkruar konvertimin e energjisë diellore në fuqi të përdorshme për të mbulur konsumin e energjisë elektrike, ngrohje apo edhe procese pune të tjera. Prodhimi i energjisë fotovoltaike realizohet duke shfrytëzuar elementin bazë të modulit fotovoltaik, qelizën fotovoltaike. 

Qeliza fotovoltaike është një pajisje gjysmëpërçuese që konverton energjinë diellore në energji elektrike. Mjafton një hapësirë e vogël që ju të ktheheni në prodhues të energjisë elektrike, madje kur tejkaloni konsumin tuaj ju mund ta kaloni direkt në rrjetin e përgjithshëm të energjisë elektrik dhe të nxirrni përfitime. Madje produktet e Solares ju mundësojnë që ju të mos prishni pamjen estetike të shtëpisë tuaj.

Energjia diellore është e sigurtë, e pashtershme dhe nuk lëshon dioksid karboni ose ndotës të tjerë të dëmshëm në mjedis. Një sistem tipik panelesh fotovoltaik diellor në shtëpi mund të shpëtojë pothuajse 2 ton dioksid karboni në vit. Rrezet e diellit janë falas, kështu që sapo të keni paguar investimin fillestar, shpenzimet e energjisë elektrike do të reduktohen ndjeshëm. Kësisoj është investim për të ardhmen dhe Solares ju ofron produktet me cilësore dhe me performancë tejet të lartë

Pse të investoni në energjinë diellore?

Investimi në panele fotovoltaike është një investim i vlefshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm.