Solares ka sjellë një teknologji moderne në tregun shqiptar dhe ofron garanci disavjeçare të investimeve kryer me panele diellore fotovoltaike. Kompania sapo ka arritur të përfundojë dy projektet e para dhe është në vazhdimin e fazën përmbyllëse për disa projekte të tjera në Shqipëri.
Kompania Solar Energy Solutions me krenari njofton se ka ndërtuar projektin më të madh privat në Shqipëri me panele diellore fotovoltaike. Projekti është ndërtuar për llogari të kompanisë SegoPlast Sh.p.k me vendodhje në qytetin e Elbasanit, në ish- Kombinatin Metalurgjik.
Madhësia e projektit është 100 KW, e shtrirë në një hapësirë prej 1200 metrash katrorë. Në këtë projekt janë përdorur 364 copë panele 280 W. Një investim afatgjatë dhe me shumë përfitime për kompaninë SegoPlast Sh.p.k
Duke qenë se kompania Solar Energy Solutions ofron zgjidhje afatgjata dhe garanci investimi disavjeçare, ka tërhequr vëmendjen e një tjetër kompania, kësaj rradhe në një industri tjetës. Projekti është ndërtuar për llogari të kompanisë Megapharma Sh.p.k me vendodhje në qytetin e Tiranës, pranë qendrë tregtare “Tirana East Gate”.
Madhësia e projektit është 30 KW, e shtrirë në një hapësirë prej 300 metrash katrorë. Në këtë projekt janë përdorur 112 copë panele 275 W.
Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore. Duke filluar nga njerëzit e thjeshtë deri tek kompanitë e mëdha u mundësojmë të jenë pjesë e zhvillimeve teknologjike dhe shfrytëzimit të potencialeve të prodhimit të energjisë diellore.